Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MOURINHO

Dashuria për Chelsean

REUTERS

Dashuria për Chelsean


16 June, 2013 @10:51

Pas 3 stinorëve të kaluar në Real Madrid, trajneri kontraverz, Jose Mourinho, është rikthyer te skuadra londineze, Chelsea.

Portugezi ka dhënë deklarata të rëndësishme në lidhje me rikthimin e tij, si dhe trajnerin tanimë të pensionuar të Manchester Unitedit, Alex Ferguson.

“Alex Ferguson më ka treguar disa muaj më parë për pensionimin e tij para se ta bëjë këtë gjë publike. Kjo tregon se ne jemi miq të afërt pasi ai më tregoi një sekret dhe ishte mjaftë vështirë që ta mbaj të mshefur sekretin e tij. Po ashtu edhe unë së pari atij i tregova që dua të shkoj në Chelsea,” tha Mourinho për gazetën angleze, The Sun.

Megjithëse e ka ditur më herët që Fergusoni do të pensionohet, Mourinho shtoi se nuk e kishte ndërmend asnjëherë të kalojë te Manchester Unitedi.

“Mediat për shkak të shoqërisë së afërt që kam me Fergusonin, gjithmonë më kanë përmendur me skuadrën e Manchester Unitedit. Mirëpo unë gjithmonë kam menduar për Chelsean. Për Chelsea jo vetëm Manchester Unitedin, por edhe të gjitha ofertat në botë do t’i kisha refuzuar,” përfundoi duke thënë portugezi.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League