AZZURRI

REUTERS
Italia mahnit
16 June, 2013 @22:55
Skuadra italiane e udhëhequr nga Cesare Prandelli, ka arritur të shënojë fitore ndaj Meksikës. Golin e fitores për azzurët e shënoi, sulmuesi i Milanit, Mario Balotelli, në minutën e 78-të. Me këtë fitore, Italia ka arritur të dalë në pozicionin e dytë në Grupin A dhe të barazojë pikët me Brazilin kryesues.
Mesfushori i Juventusit, Andrea Pirlo, në paraqitjen e tij të 100-të me fanellën e kaltër italiane (edhe pse sonte me ngjyrë të bardhë) ka arritur ta festojë me gol të bukur nga gjuajtja e lirë.
Mirëpo, goli i epërsisë italiane u shkri me gabimin e mbrojtësit Andrea Barzagli, që shkaktoi penallti, prej ku, Javier Hernandez - ka dërguar Gianuigi Buffonin në një anë, ndërsa topin në anën tjetër për barazimin 1-1.
Italia e Cesare Prandellit është duke luajtur një futboll tejet të disciplinuar dhe po mahnit me lojën e sigurtë dhe organizim në fushë.
GRUPI A:
1 | Brazili | 3 pikë | ||
2 | Italia | 3 pikë | ||
3 | Meksiko | 0 pikë | ||
4 | Japonia | 0 pikë |