Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHAMPIONS LEAGUE

Ndeshja historike për Feronikelin

FOTO/ Feronikeli

Ndeshja historike për Feronikelin


28 June, 2019 @9:37

Kampioni i Superligës së Kosovës, Feronikeli, sonte në ora 20:45, do të përballet me skuadrën nga Andorra, Santa Coloma, në kuadër të finales së raundit preliminar të Ligës së Kampionëve.

Nikli këtu arriti pas fitores minimale kundër skuadrës nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps (1-0), kurse Santa Coloma e kishte mposhtur skuadrën Tre Penne.

Skuadra nga Drenasi, në rast se shënon fitore sonte, në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve do të përballet me skuadrën uellsiane The New Saints.

Sot biletat shiten vetëm te stadiumi “Fadil Vokrri”.

Çmimet e biletave janë këto:

5 Euro për zonat Përendim dhe Lindje

10 Euro për Zonën VIP.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga