EURO 2020
Ndeshjet e Anglisë në EURO2020: me tifozë!
8 April, 2021 @19:35
A jemi duke iu rikthyer normalitetit?
Anglia, ku vakcnimi po shkon mjaft shpejt, dalëngdalë po fillon t’i rikthejë edhe tifozët nëpër stadiume.
Pas vendimit që ndeshja finale e Carabao Cup mes Cityt e Tottenhamit do të luhet me një numër të caktuar të tifozëve në “Wembley”, tashmë Anglia ka marrë vendim që edhe 3 ndeshjet e fazës grupore të Anglisë në EURO2020 do të luhen me shikues.
Tri ndeshjet e Anglisë në Grupin D të EURO2020, ndaj Çekisë, Skocisë e Kroacisë, do të luhen në Wembley dhe në të trijat do të lejohen 22,500 shikues të pranishëm në stadium, pra rreth 25% e kapacitet të stadiumit në fjalë.
Më vonë, do të kuptohet nëse me tifozë do të luhen edhe gjysmëfinalet e finalja e EURO2020, pasi që edhe këto përballje do të luhen në Wembley, përderisa EURO2020 do të luhet në 12 shtete të ndryshme të Evropës.