Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SERIE A

Ndjekësi i Juves

REUTERS/Alessandro Garofalo

Ndjekësi i Juves


8 December, 2012 @15:37

Derbi i nesërm ndërmjet Interit dhe Napolit është shumë më shumë një luftë për të përcaktuar ndjekësin definitiv të Juventusit sesa rivalitet i derbive të mëdhenjë.

“Scudetto nuk është në plan, mirëpo unë po shoh çdo ditë e më shumë vetëbesim te lojtarët e mi. E statistikat vetëm se po na trimërojnë,” ka thënë trajneri i napolitanëve, Walter Mazzarri.

Napoli ka fituar në Giuseppe Meazza për herë të parë në 17 vitet e fundit stinorin e kaluar. Ndërsa Partonopei xhiron e kaluar mprehu sulmin duke mposhtur Pescaran 5-1.

Interi me fitore ndaj Palermos, arriti që të këndellet para derbit. Napoli është në vendin e dytë me 33 pikë, ndërsa Inter në të tretin me 31 pikë. Ndeshja luhet në stadiumin e Interit, Giuseppe Meazza dhe fillon prej orës 20:45 nesër.


 
Të gjitha lajmet nga