CAMP NOU

REUTERS/Arkiv
Ndjekin Atleticon
5 April, 2014 @20:05
Barcelona ka shënuar fitoren e radhës në La Liga ndaj Real Betisit sonte.
Treshja kryesuese e Spanjës i luan ndeshjet sonte për shkak se në mesjavë do të kenë punë në Ligë të Kampionëve, e ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, u përkujdes që me dy gola t’ia lehtësojë punën ekipit të tij.
Fitorja e Barcelonës me rezultat 3-1, vjen menjëherë pas asaj të Atletico Madridit, që po e udhëheq ligën elite të Spanjës aktualisht.
Mysafirët nga Sevilla edhe pse kanë zbutur rezultatin në 2-1 dhe kanë tentuar barazimin e shifrave në Camp Nou, në fund kanë pranuar edhe një gol që ka vulosur fatin e takimit me rezultat 3-1.
Barcelona vazhdon të mbetet larg Atletico Madridit vetëm një pikë, derisa më interesantja është se nëse dyshja mbetet deri në fund të stinorit kështu, me këtë distancë të pikëve, xhiroja e fundit e La Ligas ka përcaktuar derbin Barcelona - Atletico Madrid.
Dueli Barcelona - Atletico Madrid nuk përfundon këtu, pasi që dyshja ndeshet edhe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Rezultatet dhe tabela aktuale.