ROJIBLANCOS

REUTERS/Arkiv
Atletico gjeniale
5 April, 2014 @18:31
Se Atletico Madrid është ekip dhe se luajnë mirë, është dëshmuar shumë herë gjatë këtij stinori. Por pa golashënuesin më të mirë të tyre, Diego Costa dhe pa playmakerin kryesor, Arda Turan, ata sot kanë arritur fitore - që tregon se ekipi i tyre ka edhe lojtarë tjerë në bankën rezervë - që e dinë punën mirë.
Atletico Madrid ka arritur të shënojë fitore ndaj Villarealit me rezultat minimal 1-0, me golin e shënuar nga Raul Garcia.
Ky është stinori më i mirë i Atletico Madridit që prej vitit 1996 kur për herë të fundit ishin shpallur kampion të Spanjës.
Trajneri argjentinas i ekipit, Diego Simeone, ka transformuar ekipin e tij në makineri fituese, duke sulmuar edhe në Ligë të Kampionëve por edhe në La Liga. Derisa buxheti pesëfish më i vogël sesa i Real Madridit dhe Barcelonës - nuk i pengon fare Rojiblancot në luftën e tyre drejt befasisë më të madhe të vitit.
Rezultatet dhe tabela aktuale.