BAVARIA

Bayerni me dy shqiptarë titullar
5 April, 2014 @15:15
Kampioni aktual i Europës dhe i Gjermanisë, Bayern Munchen, ka filluar të shëndrohet në fole për futbollistët shqiptarë. Borozani.com
Kështu, në ndeshjen e sotme kampionale që do të filloj nga ora 15:30 ndërmjet Bayern Munchenit dhe Augsburgut, dy futbollistët shqiptarë të ekipit bavarez, Xherdan Shaqiri dhe Ylli Sallahi, do të jenë titullarë.
Kjo ndeshje do të jetë debutuese për Sallahin në Bundesligë, derisa Shaqiri do të startoj për herë të dhjetë këtë stinor në kampionatin gjerman.
Njëmbëdhjetëshja startuese e Bayernit: Neuer; Van Buyten, Martinez, Weiser, Sallahi; Shaqiri, Pizarro, Schweinsteiger, Hoejbjerg, Kroos; Mandzukic