Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUKA VENDOS

Ferizaji mbi Prishtinën

Ferizaji Official

Ferizaji mbi Prishtinën


4 April, 2014 @19:06

Ferizaji ka mposhtur në ndeshjen hapëse të fazës së fundit të Superligës Trepçën me rezultat minimal 1-0. Golin e vetëm për skuadrën e Arsim Abazit që po e udhëheq ekipin qe katër xhiro e ka shënuar Enis Kuka në minutën e 30-të të takimit.  Borozani.com

Kjo fitore i ka dhënë edhe më shumë moral ferizajasve, të cilët përveç se kaluan Prishtinën në tabelë përkohësisht, ata kanë arritur që të regjistrojnë edhe fitoren e tretë në katër ndeshjet e fundit - që flet mirë për risitë që u ka sjellur trajneri i ri i tyre Arsim Abazi, që erdhi pas të dorëhequrit Bylbyl Sokoli. 

E treta me radhë si vendas

 

Ferizaji ka dominuar pjesën më të madhe të ndeshjes së sotme në stadiumin e tij, Ismet Shabani, derisa kjo ka qenë fitorja e tretë me radhë si vendas e tyre. 

Trepça në anën tjetër nuk pati lojën e saj, që nuk arriti ta shfaq në fushë dhe tashmë me këtë disfatë mund të bie nga zona e Play-Outit në zonën që dërgon direkt në Ligën e Parë të Kosovës. 

Rezultatet dhe tabela aktuale pas ndeshjes së sotme


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga