ARSENAL

REUTERS
Kthehet Ramsey
4 April, 2014 @8:54
Mesfushori që nisi një stinor të jashtëzakonshëm duke shënuar e duke asistuar, derisa ekipi i tij qëndronte në krye të Premier League, Aaron Ramsey, pritet që të kthehet në fushë këtë fundjavë.
Kështu ka njoftuar sot faqja zyrtare e klubit londinez, derisa pritet rikthimi i krahmbrojtësit Nacho Monreal si dhe ‘të harruarit’ Abou Diaby.
“Aaron dhe Nacho i janë kthyer stërvitjeve, ky është lajm i mirë. Shpresoj që do të jenë të gatshëm për të dielën. Edhe Diaby është kthyer, që është gjithashtu lajm i mirë,” ka thënë trajneri Arsene Wenger, transmeton faqja zyrtare e Arsenalit.
Arsenal aktualisht gjindet në pozitën e katërt të Premier League të Anglisë dhe këtë javë do të udhëtojë në Liverpool për tu takuar me Evertonin në Godisson Park. Të gjithë këta lojtarë kanë qenë të lënduar për një periudhë të konsiderueshme, që ka bërë Arsenalin të vuaj.