BENFICA

REUTERS/Arkiv
Finalistja e sigurtë
3 April, 2014 @23:33
Finalisjta e edicionit të kaluar të kësaj gare, ka arritur që të mposhtë holandezët e AZ Alkmaar me rezulat minimal, por të rënëdësishëm 0-1.
Ka qenë mesfushori argjentinas, Eduardo Salvio, që shënoi me të filluar pjesa e dytë e ndeshjes për fitoren e madhe të ekipit - që këtë stinor kërkon trofeun, pasi që stinorin e kaluar patën dështuar në minutën e fundit të ndeshjes kur u mposhtën nga Chelsea në finale, 2-1.
Ekipi i Jorge Jesus, Benfica, ka pasur probleme gjatë ndeshjes përballë ekipit të Dick Advocaatit me përvojë dhe me një gjeneratë të talentuar, por përvoja e tyre ka ngadhënjyer në fund.
Benfica eliminoi Tottenham Hotspurin në të tetën e finales së Europa League dhe të gjithë analistët portugezë kanë qenë të mendimit se AZ Alkmaar nuk është i fuqisë së anglezve dhe do të jetë një kafshatë më lehtë e kapërdishme, duke e dërguar skuadrën nga kryeqyteti menjëherë pas shortit në gjysmëfinale.