CR7

REUTERS
I duhet pushimi
4 April, 2014 @14:43
Cristiano Ronaldo, fitues i Topit të Artë në vitin 2013, lider i Real Madridit në fushë si në La Liga ashtu edhe në Ligë të Kampionëve, do të pushojë këtë fundjavë!
“Ne do ta lëmë atë që të pushojë këtë javë pasi që ai është lodhur. Nuk duam të rrezikojmë. Kemi ndeshje të rëndësishme përpara nesh,” ka bërë të ditur Carlo Ancelotti vendimin e Los Blancosve lidhur me lojtarin më të mirë të tyre.
Real Madrid do të udhëtojë për ndeshje me Real Sociedadin këtë fundjavë. Merengues janë në pozitën e tretë të La Ligas dhe po kërkojnë titullin kampion në luftën epike që po ndodh sivjet në La Liga mes Barcelonës, Atletico Madridit dhe Realit.