Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PSV EINDHOVEN 1-2 LEICESTER CITY

Në 13 minutat e fundit, Leicester fiton dhe i afrohet Tiranës

Në 13 minutat e fundit, Leicester fiton dhe i afrohet Tiranës


14 April, 2022 @20:51

Pas ndeshjes së parë të luajtur në Angli pa gola, 0-0, PSV mori sonte epërsinë e hershme, por një kundërpërgjigje e shpejtë brenda 13 minutave të fundit të ndeshjes nga anglezët, bëri që ata të shkojnë në gjysmëfinale të UEFA Conference League.

PSV avancoi në pjesë të parë me izraelitin Eran Zahavi, ndërsa Leicester u kundërpërgjigj me James Maddison dhe Ricardo Pereira për të fituar ndeshjen 1-2 dhe për të siguruar gjysmëfinalen e Ligës së Konferencës, finalja e së cilës luhet në Air Albania të Tiranës.

Kujtojmë, ky është edicioni i parë i garës së re të UEFA-së, Liga e Konferencës.


 
Të gjitha lajmet nga Conference League