NGA KOMISIONI DISCIPLINOR
Në disciplinore: Munishi e KF Rahoveci
19 April, 2016 @15:49
Në njoftimin e botuar në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) janë marrë Vendime për hapje të procedurave disciplinore ndaj personave të poshtëshënuar:
Ismet Munishi, trajner i KF Hajvalia, - i është hapur procedurë disciplinore për shkak të shkeljes së etikës sportive (dhënie e deklaratave të pamatura dhe të pa argumentuara mediave elektronike dhe të shkruara) pas ndeshjes ndaj Prishtinës. Atij Komisioni Disciplinor i ka kërkuar edhe deklaratë plotësuese (me afat deri më 21 prill 2016), ka shkruar njoftimi.
Gëzim Syla, futbollist i KF Flamuartari, - është dënuar me dy ndeshje moslojë sipas radhës, për shkak të kartonit të kuq në ndeshjen Flamurtari - Vitia.
Liridon Pajaziti, futbollist i KF Vitia, - është dënuar me dy ndeshje moslojë sipas radhës, për shkak të kartonit të kuq në ndeshjen Flamurtari - Vitia.
KF Rahoveci - është hapur procedurë disciplinore për lëshime në organizim e ndeshjes së javës XXIII të Ligës së Parë të Kosovës, Rahoveci - Vëllaznimi (gjuajtje e gjësendeve në fushë, fyerje, sharje dhe manifestim të sjelljeve të këqija drejtuar: ekipit mysafir, treshes së gjyqtarëve dhe delegatit të ndeshjes. KF Rahovecit i është kërkuar gjithashtu deklarata plotësuese nga klubi (me afat deri më 21 prill 2016).
Ndërsa masa “qortim” dhe “vërejtje” i është shqiptuar ndihmës trajnerit të KF Beharit, Hakija Kojiq, përkatësisht Visar Gojnovcit, futbollist i Fushë Kosovës.
Të apostrofuarit kanë të drejtë ankese në 8 ditët e marrjes së këtij Vendimi, ka shkuar në fund publikimi i FFK-së sot.