MESFUSHORI JUVENTIN
Operohet Marchisio, humb Europianin
19 April, 2016 @14:37
Operimi i Claudio Marchisios ka kaluar me sukses, ka bërë të ditur sot klubi kampion i Italisë, Juventus.
Faza e rikuperimit të tij do të zgjasë për 6 muajt e ardhshëm, prandaj lojtari në fjalë përveç që humb finishin e kampionatit italian, ai nuk do të jetë as në dispozicion të trajnerit Antonio Conte për EURO 2016.
“Operimi ka qenë 100% i suksesshëm,” ka shkruar faqja zyrtare e Juventusit.
Italia në EURO 2016 përveç Marchisios më parë ka humbur edhe portierin Mattia Perin, që gjithashtu u lëndua.
Azzurrët janë në Grupin E të EURO 2016 me Belgjikën, Irlandën dhe Suedinë.