Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA KONFERENCA

Në fillim të qershorit, nisin aktivitetet sportive në Kosovë

Në fillim të qershorit, nisin aktivitetet sportive në Kosovë


30 April, 2020 @16:28

Në konferencën e posapërfunduar për shtyp, Ministri në detyrë i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, ka prezantuar masat e reja për rregullat ndaj pandemisë.

Sa i përket aktiviteteve sportive ato janë paraparë për fazën e tretë të lehtësimit të masave të kthimit në normalitet.

Kështu, faza e tretë nis më 2 qershor 2020 ka bërë të ditur Vitia dhe kjo është data kur do të mund të bëhet hapja selektive e aktiviteteve sportive, gjithnjë duke pasur parasysh ecurinë e rasteve me COVID-19.

“Nëse nuk kemi rritje të rasteve dhe respektojmë udhëzimet shëndetësore, kalojnë prej fazës së parë në të dytën dhe kështu me radhë,” ka bërë të ditur Vitia sot.

Në ndërkohë FFK këto ditë do të mbajë mbledhjen e KE-së për të shikuar mundësitë për fazat e përgatitjeve të ekipeve dhe rifillimit të kampionatit.

Ndërsa UEFA ka kërkuar ditë më parë që deri më 25 maj të gjitha Federatat të dërgojnë planin e detajuar për rifillim të kampionatit, nëse nuk do ta anulojnë stinorin.

Kampionatet futbollistike në Kosovë janë pezulluar nga Federata e Futbollit dhe pritet të rifillojnë, ndërsa atyre të basketbollit u dha fund pa shpallë kampion dhe pa dashur të mendohet për vazhdim.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga