Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VUSHTRRIA 4-3 RAMIZ SADIKU

Në goleadë fiton Vushtrria dhe del në pozitën e dytë

Pamje nga festa e sotshme e Vushtrrisë, që mposhti Ramiz Sadikun në goleadën 4-3/ Foto: FCVushtrria/fb

Në goleadë fiton Vushtrria dhe del në pozitën e dytë


26 September, 2021 @18:12

Vushtrria tashmë është në vend të dytë të renditjes në Ligën e Parë B të Kosovës, pasi që ka mposhtur sot rivalin direkt për këtë pozitë, Ramiz Sadiku, 4-3 [Ismet Caka 20, Adnard Mehmeti 35, Labinot Osmani 40p, 56 - n.n. 43, 75, 85].

Ekipi i drejtuar nga Samuel Nikaj ka nisur furishëm takimin dhe me gola të shpejtë për afërsisht 40 minuta lojë kishte epërsinë 3-0.

TABELA AKTUALE

Por, mysafirët nga Prishtina nuk u dorëzuan dhe me golin e shënuar kah fundi i pjesës së parë, mbajtën gjallë shpresat dhe përkundër epërsisë së vendasve me kapitenin veteran Labinot Osmani, që e bëri 4-1, Ramiz Sadiku u kthye në lojë për të shënuar edhe dy herë.

Por, dy golat e shënuara të mysafirëve nuk do dolën të mjaftueshme për të shkëputur pikën dhe kështu ata përjetuan humbjen e dytë të stinorit.

Vushtrria në anën tjetër pa humbje dhe me fitoren e dytë të stinorit ka kaluar në pozitë të dytë të renditjes, me pikë të njëjta si Ramiz Sadiku, por me goldallim më të mirë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë