Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELET QË MUND TË VENDOSIN RENDITJEN

Në kërkim të rastit për ikje nga ndjekësit

Fotot: KFBallkani & KFGjilani/fb

Në kërkim të rastit për ikje nga ndjekësit


8 March, 2022 @14:32

Nesër dhe pasnesër luhet xhiroja e XXIV e Superligës së Kosovës në futboll, ndërsa ndeshjet që luhen janë mjaft interesante.

Veçanërisht ato për kreun e renditjes.

Derisa Ballkani do të kërkojë fitoren e gjashtë radhazi në Superligë nën drejtimin e Ilir Dajës, në anën tjetër në Gjilan zhvillohet derbi i madh Drita—Gjilani.

Ballkani në formë më të mirë këtë stinor, me pesë fitore radhazi, përfshirë derbit ndaj Llapit, Prishtinës e Dritës — i shkon Malishevës në Liman Gegaj për të kërkuar fitoren e gjashtë kampionale radhazi.

Në rast të fitores nesër, Ballkani do të arrinte në 51 pikë.

Por, ata assesi nuk guxojnë të mposhten, pasi që rreziku është permanent për humbjen e kreut. Gjilani ka vetëm dy pikë më pak dhe mund të motivohet shumë me fitore në derbi që e luan.

Në anën tjetër, suharekasit shpresojnë që Gjilani i drejtuar nga Ismet Munishi, që ka dy pikë më pak se Ballkani në renditje, të mposhtet ose të barazojë në derbi ndaj Dritës.

Drita pret Gjilanin në Stadiumin e Qytetit të Gjilanit të mërkurën (10 mars).

Të kuqtë e Gjilanit gjithashtu do të kërkojnë fitore për të mos i mbetur prapa suharekasve, që po kërkojnë titullin e parë të kampionit në histori.

Shumëçka mund të marrë formësim këtë mesjavë në Superligë, ndërsa gjithçka mbetet të shihet pas ndeshjeve që zhvillohen nesër dhe pasnesër në xhiron XXIV.

Shiko TABELA AKTUALE e SUPERLIGËS


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga