CRISTIANO RONALDO
Në moshën time, futbollistët shkojnë në Kinë
16 July, 2018 @22:08
Cristiano Ronaldo, që sot zyrtarisht u prezentua te Juventus, ka thënë se është falenderues për mundësinë e dhënë nga ekipi bianconerë pasi që zakonisht lojtarët në moshën e tij shkojnë në ligë të Katarit ose Kinë.
Sulmuesi 33 vjeç nga Portugalia i është bashkuar radhëve të kampionit të Italisë, pas 9 viteve të kaluara në Real Madrid, me të cilët fitoi gjithçka që mund të fitohet në futbollin spanjoll dhe atë ndërkombëtar.
Tash, Ronaldo shpreson të bëhet lojtari fatlum që t’ia sjellë edhe Juventusit Ligën e Kampionëve.
“Jam shumë krenar që ata kanë qenë të interesuar për mua. Shpresoj që të bart Juventusin në një nivel më të lartë,” ka shtuar ndër të tjera Cristiano Ronaldo sot, që u prit nga mijëra tifozë prej se arriti paradite në Torino.