NË DRENAS
Feronikeli vazhdon stërvitjet me përforcimet e reja
16 July, 2018 @13:19
Skuadra nga Drenasi, Feronikeli , ka shtuar në skuadër në ditët e fundit edhe dy lojtarë ofanziv.
Fjala është për ish futbollistin e Kukësit, Jean Carioca, që emrin e plotë e ka, Jean Agostinho da Silva, që regjistrohet si përforcimi i parë ndërkombëtar për stinorin që vjen te Feronikeli.
Ndërkaq, Nikli ka marrë edhe sulmuesin më të dalluar të Dritës kampione nga stinori i kaluar, Kastriot Rexhën me përvojë.
Me trajner Sulejman Starovën, Feronikeli do të tentojë kreun e klasifikimit në stinorin që vjen, ndërsa me përforcimet e bëra përgjatë verës, deri sot, ekipi ka krijuar fond të rëndësishëm të lojtarëve cilësorë për Superligë të Kosovës.
Feronikeli tash e mbi dhjetë ditë është duke stërvitur me ritëm 2 herë në javë.