DREJT KROACISË
Tre reprezentues në prova te Hajduk
15 July, 2018 @14:43
Futbollistët e rinj të Kosovës janë në kërkim të daljes nga vendi, për të pasur të ardhme më të mirë në futboll.
Këtë së fundi po e shijojnë treshja Liridon Balaj, Lumbardh Dellova dhe Blerat Tolaj.
Treshja është duke u testuar në Hajduk të Splitit për të parë nëse do të përmbushin kërkesat e ekipit kroat dhe të mbesin aty.
Balaj (1999, reprezentues i Kosovës U19, mesfushor) në stinorin e kaluar ka qenë pjesë e Besës së Pejës. Dellova (1999, reprezentues i Kosovës U19, mbrojtës) në stinorin e kaluar ka qenë pjesë e Lirisë. Ndërsa Tolaj (2000, reprzentuesi i Kosovës U19 dhe U17, sulmues) vjen nga Vëllaznimi.
Futbollistët në ditët në vijim do të provohen dhe do të përcaktohet fati i tyre. Disa prej tyre do të provohen në ekipin B të Hajdukut, disa te juniorët, ka bërë të ditur Nogomet Plus sot.
Të gjithë këta, shto këtu edhe dy futbollistë të grumposhave të Shqipërisë, janë sjellë në Hajduk nga Albin Sahatqija, njeriu i Hajdukut nga Kosova.