MIQËSORJA HISTORIKE

BOROZANI/Erdis Driza
Në pritje
3 February, 2014 @9:24
Përfaqësuesja e Kosovës ende nuk ka arritur të sigurojë kundërshtarin e saj për ndeshjen e parë zyrtare miqësore, pas marrjes së lejes nga FIFA.
Kosovarët presin me padurim datën e 5 marsit, datë kjo e lirë nga FIFA për miqësore, kur Kosova do të mund të regjistronte ndeshjen e parë të saj zyrtare në FIFA, por ende nuk ka asgjë.
“Jemi duke pritur njoftim nga kompania që mirret me aranzhimin e ndeshje,” ka thënë nënkryetari i FFK-së Agim Ademi, transmetojnë mediat televizive, derisa të gjithë kundërshtarët e përfolur deri më sot janë të zënë.
Për më tepër, përfaqësueset serioze europiane dhe botërore janë zënë edhe për datat e lira të majit, për miqësoret para Brazilit 2014.
Përveç Kosovës, as Shqipëria nuk ka arritur të sigurojë ndeshje miqësore për terminin e 5 marsit!