ALLIANZ ARENA

REUTERS
Tika-taka bavareze
2 February, 2014 @19:39
Kosovari Xherdan Shaqiri ka nisur ndeshjen nga minuta e parë, derisa Bayern Munchen ka arritur të shënojë edhe një fitore të lehtë në Bundesligë.
Djelmoshat e Pep Guardiolas kanë qenë tepër të fortë për ekipin e Armin Vehut, Eintracht Frankfurt, që për dallim nga stinori i kaluar, janë tejet më të dobët.
Mario Gotze, Franck Ribery, Arjen Robben, Dante dhe Mario Mandzukic kanë shënuar nga një gol për fitoren 5-0 ndaj Eintrachtit.
Me këtë fitore Bayern ka ngritur epërsinë në 13 pikë ndaj ndjekësit të tyre në Bundesligë, Bayer Leverkusen.
Rezultatet dhe tabela aktuale.