EMIRATES

REUTERS
Chamberlain kthen Arsenalin në krye
2 February, 2014 @19:22
Anglezi i ri, Alex Oxlade Chamberlain, ka shënuar dy herë në pjesë të dytë të ndeshjes për t’ia dhënë Arsenalit fitoren ndaj Crystal Palace në Emirates.
Me këtë fitore, djelmoshat e Arsene Wengerit dalin në krye të tabelës, derisa kundërshtarët që mund t’ia zënë vendin e liderit do të përballen mes veti nesër, Chelsea - Mancheser City.
Arsenali ka shënuar fitoren e katërt në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat me atë të sotmen dhe bashkë me Manchester Cityn dhe Chelsean, duken kandidatët më serioz për titull tash për tash.
Rezultatet dhe tabela aktuale.