HAWTHORNS

REUTERS
Liverpool ngec
2 February, 2014 @17:15
Kolo Toure ia ka pasar topin kundërshtarit në minutën e 67-të të ndeshjes. E Victor Anichebe nuk ka falur për asnjë sekond duke shënuar për barazim, 1-1.
Me këtë gol West Bromwich Albion ka nxjerrë një pikë nga ndeshja me Liverpoolin, të cilët dukej se shkonin drejt fitores së radhës në Premier League.
Daniel Sturridge i kishte dhënë epërsinë Liverpoolit me golin e tij të shënuar në pjesë të parë të ndeshjes pas asistimit të Luis Suarezit.
Ky barazim ka lënë një hap prapa Liverpoolin nga treshja kryesuese në tabelë, të cilët në rast të fitores mund të largohen edhe më nga të kuqtë e Brendan Rodgersit.
Rezultatet dhe tabela aktuale.