TATA

REUTERS
Humbje e pashpjegueshme
1 February, 2014 @21:39
Gerardo Martino dukej i tejnervozuar me skuadrën e tij pas humbjes së sotme të befasueshme nga Valencia në Camp Nou.
Barcelona u mposht për herë të parë këtë stinor në stadiumin e vetë dhe me këtë prishi serinë e 25 fitoreve me radhë në Camp Nou, që nga barazimi 2-2 me Real Madridin në stinorin e kaluar.
“Pas atyre 30 minutave të para, nuk mund të shpjegoj se si ndërroi ndeshja. Ne ishim një ekip tjetër në pjesën e dytë. Kur ke rastin që të mbysësh kundërshtarin, duhet ta bësh këtë. Nuk guxon t’i japësh rastin që të rikthehet. Sot, ne i dhamë këtë avantazh Valencias dhe ata e shfrytëzuan,” ka thënë argjentinasi Martino pas ndeshjes.
Me këtë disfatë, Barcelona tani prej pozitës së parë mund të bie në vendin e tretë nëse Atletico Madrid së paku barazon me Real Sociedadin, derisa Real Madrid mposht Athletic Bilbaon.