Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KONIGBLAU

Schalke kalon edhe Wolfsburgun

REUTERS

Schalke kalon edhe Wolfsburgun


1 February, 2014 @17:31

Skuadra e Schalkes ka vazhduar ngritjen në tabelë të Bundesligës duke e mposhtur sot Wolfsburgun me rezultat 2-1. 

Qendërmbrojtësi Felipe Santana dhe ish futbollisti i Milanit, Kevin Prince Boateng kanë shënuar golat për fitoren e të kaltërve në ndeshje ndaj Wolfsburgut sot. 

Boateng ka shënuar golin e fitores në minutën e 81-të të ndeshjes, pasi që më parë Maximilian Arnold kishte barazuar për Wolfsburgun. 

Me këtë fitore Schalke është ngritur në pozitën e katërt të tabelës duke e lënë pas vetë kundërshtarin e sotëm si dhe Borussia Monchengladbachun. Kjo ka qenë fitorja e tretë me radhë e Schalkes në Bundesligë.

Rezultatet dhe tabela aktuale


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga