SANTIAGO BERNABEU

REUTERS
Projekt madhor për Bernabeun
31 January, 2014 @18:43
Njeri prej stadiumeve më moderne në Europë, Santiago Bernabeu, së shpejti do ta ketë një pamje krejtësisht tjetër.
Klubi i Real Madridit po synon që të ardhurat vjetore nga stadiumi prej 40 milionë eurosh, pas renovimit të rriten deri në 52 milionë.
Renovimi i stadiumit do të fillojë në fund të këtij stinori, derisa punimet pritet të marrin fund në vitin 2017.
Shuma e cila do të shpenzohet për renovimin e stadiumit kap shifrën e 400 milionë eurove, ku prej tyre 100 milionë do të harxhohen vetëm për licencim.
Video
Projekti "Santiago Bernabeu i ri"
Stadiumi do të ketë çati moderne e cila do të mbyllet/ hapet për vetëm 15 minuta, ndërsa në projekt janë të përfshirë edhe salloni për VIP, muzeu, hoteli pranë stadiumit me kapacitet prej 200 shtretërve, një qendër tregtare, parking nëntokësor për 600 automobila etj.