ROMA

Roma përforcon mbrojtjen
31 January, 2014 @18:11
Skuadra e cila po lufton për të titull në Serie A, Roma, është përforcuar me qendërmbrojtësin brazilian, Rafael Toloi.
Transferimi është konfirmuar nga ana e skudrës së deritashme të Toloit, Sao Paulo, megjithëse një gjë të tillë ende nuk e ka bërë ekipi i kryeqytetit italian.
Sipas Sao Paulos, Toloi do të luaj për Romën si lojtar i huazuar deri në përfundim të stinorit, derisa në kontratë është i përfshirë opcioni i blerjes nga romakët pas përfundimit të huazimit gjashtë mujor.