ARSENE WENGER

REUTERS
Draxler mbetet në Schalke
31 January, 2014 @12:42
Trajneri i Arsenalit Arsene Wenger, ka thënë para mediave sot se mesfushori i lartvlerësuar gjerman, Julian Draxler, do të qëndrojë në Schalke dhe nuk do të kalojë në Arsenal.
“Situata Draxler është krijuar nga gazetat, jo nga unë. Ai do të qëndrojë në Schalke,” ka pohuar Wenger në një takim me mediat.
Pas lëndimit të dyshes së mesfushës, Aaron Ramsey dhe Jack Wilshere, Arsenal është duke shikuar mundësinë që të plotësojë hapësirën për zëvendësimin e tyre për pjesën e mbetur të stinorit derisa të kthehen ata.