LËVIZJA E RADHËS

REUTERS
Talenti i Dortmundit në Galatasaray
30 January, 2014 @21:42
Galatasaray ka arritur marrëveshje me Borussia Dortmundin për të transferuar mbrojtësin e ri Koray Gunter për 2.5 milionë euro.
Tinejxheri gjerman me origjinë turke ka pasur vetëm një paraqitje këtë stinor me ekipin e Jurgen Kloppit, derisa ka nënshkruar për kuqeverdhët e Stambollit kontratë 4.5 vjeçare.
Qendërmbrojtësi 19 vjeç që do të jetë lojtar i ri në ekipin e Roberto Mancinit, i cili ia ka dhënë si huazim Nordin Amrabatin Malagës, ka huazuar Armindo Bruman në Gaziantepspor si dhe ka ndërprerë marrëveshjen me Albert Rierën për të liruar numrin e të huajve në ekip.