PSG

REUTERS
Prezentohet Cabaye
30 January, 2014 @8:31
Mesfushori françez i Newcastle United, Yohan Cabaye, mbrëmë është zyrtarizuar si lojtar i ri i Paris St Germainit.
Ai ka kaluar për 19 milionë funta nga Newcastle United te kampioni i Francës, Paris St Germain. Në fakt Paris St Germain në bazë të performancave të Cabayesë do të duhet të paguajë deri në 3 milionë funta më shumë drejt ekipit nga qyteti industrial i Anglisë.
“Jam këtu për të ndihmuar klubin që të realizojë objektivat në Francë dhe Europë,” ka thënë Cabaye 28 vjeçar në paraqitjen e parë të tij si lojtar i PSG.
Ish mesfushori i Lille, Cabaye, kishte kaluar në Newcastle në qershor të vitit 2011 për 4.3 milionë funta, derisa ka shënuar 17 gola në 79 paraqitje për klubin e Anglisë verilindore.
Paris St Germain është lider i Ligue 1 dhe në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.