Copa del Rey

David Ramos/ Getty Images
Barça lehtë ndaj Levantes
30 January, 2014 @0:07
Pas dy skuadrave nga Madridi, Real dhe Atletico, është mësuar edhe emri i skuadrës së tretë e cila e siguroi gjysmëfinalen në Copa del Rey.
Këtë e arriti ekipi i Barcelonës, i cili e mposhti me rezultat bindës skuadrën e Levantes, 5-1.
Ndeshja filloi në të mirë të Levantes, pasi që kaloi në epërsi 0-1 në minutën e nëntë me autogolin e Sergi Robertos.
Rezultati u barazua në minutën 28’ me golin e mbrojtësit anësor të katalonasve, Adriano, derisa Calres Puyol një minutë para përfundimit të kohës së rregullt të pjesës së parë, shënoi për ta dërguar me epërsi skuadrën e tij në zhveshtore.
Në pjesën e dytë përgjegjësinë e golave e mori mbi supe kiliani Alexis Sanchez, i cili shënoi dy herë, përkatësisht në minutat 50’ dhe 52’, kurse rezultatin përfundimtar e përcaktoi Cesc Fabregas me golin e tij në minutën e 68’.