NDESHJA E MBETUR

Thiago maestral, Bayern i pakapshëm
29 January, 2014 @22:15
Një gol me gërshërë i Thiago Alcantaras maestral në sekondat e fundit të takimit i ka dhënë Bayern Munchenit fitoren e 16-të në Bundesliga.
Kështu, Bayern ka vazhduar serinë e pamposhtshmërisë në Gjermani, derisa ka anuluar vonshëm epërsinë e vendasve të Stuttgarit në Mercedes Benz Arena, të cilët kishin avancuar me golin e bosnjakut Vedad Ibisevic në pjesë të parë.
Mirëpo, spanjolli Alcantara ka qenë njeriu i ndeshjes duke asistuar në golin e parë të Claudio Pizarros dhe duke shënuar vetë mjeshtërisht për fitoren e madhe të Bayernit.
Ndeshja Stuttgart - Bayern i ka takuar xhiros së 17-të të Bundesligës por nuk është luajtur me kohë për shkak se Bayern ishte duke e pushtuar Botën në atë kohë, duke e fituar titullin e Botërorit të klubeve.
Kosovari Xherdan Shaqiri ka luajtur 60 minuta në këtë ndeshje duke ia nisur nga fillimi, derisa ia lëshoi vendin golashënuesit Pizarro.
Rezultatet dhe tabela aktuale.