59 VJEÇARI

laroma24.it
Malesani në krye të Sassuolos
29 January, 2014 @15:14
Klubi që shkarkoi nga detyra trajnerin e saj Eusebio Di Francesco dje, Sassuolo, për një ditë ka zgjidhur çështjen e trajnerit.
Ata sot kanë raportuar se kanë arritur marrëveshje me trajnerin italian me përvojë, Alberto Malesani.
Përkundër se mbrëmë u përfol nëpër mediat italiane se favorit për trajner të ri të Sassuolos është Filippo Inzaghi, 59 vjeçari Malesani u bë trajner i gjelbërezinjëve.
“Malesani do të drejtojë skuadrën e parë të Sassuolos duke nisur nga sot, derisa prezentimi zyrtar i trajnerit të ri do të bëhet më 30 janar,” ka shkruar faqja zyrtare e Sassuolos që po rrezikon mbijetesën në Serie A.