NGA TORINO

REUTERS
D’Ambrosio drejt Interit
29 January, 2014 @13:22
Skuadra e Interit që nuk po këndellet assesi që pas largimit të Jose Mourinhos nga ekipi, ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me mesfushorin e Torinos, Danilo D’Ambrosio.
D’Ambrosio që ka qenë i lirë në treg pasi që kishte refuzuar vazhdimin e kontratës me Torinon, do të jetë plotësisht i lirë në muajin korrik.
Përkundër se kishte lidhje edhe me Milanin, mesfushori ka qenë gjithmonë më afër Interit, shkruan Foot Italia, derisa 25 vjeçari mund të luajë njejtë si në krah të majtë mbrojtjes ashtu edhe të mesfushës.