COPA DEL REY
REUTERS
Reali gjysmëfinalisti i parë
28 January, 2014 @23:07
Skuadra mbretërore, Real Madrid, është ekipi i parë gjysmëfinalist në Kupën e Mbretit, e njohur ndryshe me emrin Copa del Rey.
Madrilenët sikurse në ndeshjen e parë, edhe në atë të kthimit arritën të fitojnë me rezultat minimal 1-0 ndaj rivalit të tyre, Espanyol.
Goli i fitores erdhi nga talenti 20 vjeçar, Jesé Rodriguez, i cili shënoi në minutën e shtatë pasi u asistua nga Xabi Alonso, duke i zgjidhur dilemat për fituesin e takimit që në fillim të ndeshjes.
Nesër do të luhet dy ndeshje të tjera të çerekfinales së Copa del Rey, ku do të takohen Barcelona me Levanten dhe Athletic Bilbao me Atletico Madridin, derisa pasnesër luhet përballja e fundit e çerekfinales ndërmjet Racing Santander dhe Real Sociedadit.
Rezultatet e ndeshjeve të çerekfinales në Copa del Rey
Ndeshja e parë | Ndeshja e dytë | ||
Real Madrid - Espanyol | 1-0 | 1-0 | |
Bacelona - Levante | 4-1 | Të mërkurën | |
Athletic Bilbao - Atletico Madrid | 0-1 | Të mërkurën | |
Racing Santander - Real Sociedad | 1-3 | Të enjtën |