ITALIANI NË STAMBOLL

REUTERS
Ranocchia afër Galatasarayit
29 January, 2014 @13:30
Qendërmbrojtësi i Interit, Andrea Ranocchia, pritet që të vazhdojë karrierën shkurtimisht në Turqi, shkruajnë mediat italiane sot.
Sipas Gazzetta dello Sport, Ranocchia është në bisedime të avancuara me Galatasarayin që udhëhiqet nga ish trajneri i Interit, Roberto Mancini, për huazimin e tij gjashtëmujor.
Ranocchia që muajin vijues i mbush të 26-tat, pritet që të kalojë te kampioni i Turqisë për shkak të nevojës që të paraqitet më shumë dhe sigurimit të një vendi në Kampionatin Botëror, Brazili 2014.
Ish mbrojtësi i Barit, nuk po kalon mirë nën udhëheqjen e Walter Mazzarrit, duke mos qenë zgjedhja e parë e trajnerit të Interit për qendër të mbrojtjes neroazzurre.
Gazzetta dello Sport e ka cilësuar huazimin e Ranocchias në Galatasaray për 1.5 milionë euro deri në fund të stinorit si punë 95% të kryer.