Premier League

REUTERS
Dështim i papritur nga Chelsea
30 January, 2014 @0:38
Java e 23-të në Premier League nuk ka kaluar ashtu siç pritej për skuadrën e Chelseat.
Ekipi londinez nuk ka arritur ta shfrytëzojë rastin për ta tejkaluar njërin prej rivalëve kryesorë, Arsenalin, i cili dje kishte dështuar t’i fitojë tre pikë ndaj Southamptonit.
Pas pesë fitoreve rresht, Chelsea u dorëzua në duelin ndaj West Hamit, duke barazuar pa gola, 0-0.
Ekipi i Jose Mourinhos, megjithëse u mundua gjatë tërë takimit, nuk arriti ta thyej mbrojtjen e skuadrës kundërshtare.
Në minutat shtesë sulmuesi kamerunas i Chelseat, Samuel Eto’o, shënoi një gol, mirëpo ky gol nuk u vlerësua i vlefshëm nga ana e gjyqtarëve të ndeshjes.
Megjithë barazimin, Chelsea vazhdon ta mbajë pozitën e tretë në Premier League me 50 pikë, 3 më pak se lideri i ri Manchester City, derisa West Hami me këtë një pikë ka fituar motiv shtesë në luftë për mbijetesë.
Tabela aktuale dhe rezultatet.