NGA SCHALKE

REUTERS
Jones në Besiktas
30 January, 2014 @8:25
Mesfushori 32 vjeçar i Schalkes, Jermaine Jones, ka arritur në Stamboll për të kryer testet mjekësore para se zyrtarisht të bëhet lojtar i ri i Besiktasit, njoftojnë mediat turke.
Jones i cili është gati një dekadë duke luajtur në Bundesligë, hiç një stinor huazimi në Blackburn Rovers, pritet të nënshkruaj marrëveshje deri në qershor të vitit 2016.
Besiktas që udhëhiqet nga kroati Slaven Bilic, gjindet në pozitën e katërt të Superligës turke me 14 pikë më pak se Fenerbahçeja lidere.