CHELSEA

Zouma i Chelseat
31 January, 2014 @17:38
Chelsea ka njoftuar sot se ka kompletuar transferimin e futbollistit 19 vjeçar, Kurt Zouma.
Futbollisti i transferuar nga ekipi francez, St. Etienne, ka nënshkruar kontratë 5.5 vjeçare me ekipin londinez.
Megjithatë sipas marrëveshjes në mes të dy klubeve, Zouma deri në përfundim të këtij stinori do të mbetet në St. Etienne si lojtar i huazuar, ndërsa pas përfundimit të stinorit do t’i bashkohet Chelseat.
Reprezentuesi i përfaqësueses U21 të Francës këtë stinor ka pasur 12 paraqitje në Ligue 1.
Zouma është transferi i katërt i Chelseat pas Bertrand Traore, Nemanja Matic dhe Mohamed Salah.
Video