LAKURIQËT

REUTERS/Arkiv
Valencia rrënon Camp Noun
1 February, 2014 @18:05
Lideri i La Ligas Barcelona është befasuar nga Valencia në Camp Nou sot. Lakuriqët kanë arritur të nxjerrin fitoren e madhe duke luftuar deri në minutën e fundit të takimit për të mposhtur katalonasit 2-3.
Kjo ka qenë disfata e parë e Barcelonës në Camp Nou këtë stinor, derisa Valencia ka arritur të befasojë për të mirë me lojë të angazhuar.
Lionel Messi ka shënuar golin e parë të tij në kampionat që nga muaji shtator, por goli i tij u bë i pavlefshëm për pikë, pasi që ekipi i Juan Antonio Pizzit ka ditur të befasojë.
Barcelona 12 minutat e fundit të takimit i luajti me 10 veta, pasi që krahmbrojtësi Jordi Alba u ndëshkua me të kuqe (dy kartona të verdhë).
Tashmë, Barcelona për herë të parë këtë stinor, pas përfundimit të xhiros rrezikon vendin e parë të liderit dhe mund të bie deri në vendin e tretë, në rast se Atletico Madrid dhe Real Madrid shënojnë fitore këtë xhiro.
Rezultatet dhe tabela aktuale.