FRANCË

REUTERS
Monaco s’mban hapin
1 February, 2014 @20:33
Monacoja përkundër investimeve të mëdha nuk po arrin ta mbajë hapin me Paris St Germainin në krye të tabelës së ligës elite françeze.
Djelmoshat e Claudio Ranierit nuk kanë arritur të mposhtin sot Lorientin, derisa iu është dashur një gol në minutat e fundit të takimit nga mbrojtësi Layvin Kurzawa për të shpëtuar me një pikë nga ndeshja.
Lorient që është në mesin e tabelës ka qenë dy herë në avantazh gjatë ndeshjes, derisa Monaco dy herë ka barazuar për rezultatin përfundimtar 2-2.
Sulmuesi bullgar i ardhur rishtaz në Monaco, Dimitar Berbatov, nuk ka qenë fare në formacion sot e as në bankën rezervë, derisa sulmuesi më i mirë i ekipit nga Principata, Radamel Falcao, mbetet i lënduar edhe për disa muaj.
Rezultatet dhe tabela aktuale.