SERIE A

AP/ La Presse
Lazio fiton, Hetemaj lëndohet
2 February, 2014 @17:47
Ndeshja e xhiros 22 në Serie A, ndërmjet Chievos dhe Lazios, i takoi skuadrës mysafire.
Ekipi nga kryeqyteti italian kaloi në epërsi që në minutën e gjashtë, kur mesfushori Antonio Candreva shënoi për 0-1, derisa rezultati u dyfishua në minutën 70’ me golin e senegalezit 18 vjeçar, Balde Keita.
Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, përsëri ishte gardiani i portës së lacianëve, kurse shqiptarët e tjerë te Lazio, Lorik Cana dhe Thomas Strakosha, ishin në bankën rezerve.
Një tjetër shqiptar nga skuadra e Chievos, Përparim Hetemaj, e filloi ndeshjen si titullar, por më pas u detyrua që t’ia lëshoj vendin e tij serbit Ivan Radovanovic, për shkak të lëndimit në minutën 44’ të pjesës së parë.
Me këtë fitore Lazio tani ka 31 pikë dhe gjendet në pozitën e nëntë, kurse Chievo mbetet pranë zonës së rrezikshme me vetëm 18 pikë.
Rezultatet dhe tabela aktuale.