PARIS

REUTERS/Arkiv
Lëndohet Cavani
2 February, 2014 @17:46
Edinson Cavani do të mungojë në ndeshjet e Ligës së Kampionëve të Paris St Germain ndaj Bayer Leverkusen për shkak të një lëndimi që do ta lë atë jashtë fushave për tre javët e ardhshme.
Cavani, që erdhi nga Napoli gjatë verës në Paris, ka shënuar 20 gola në 30 ndeshje të parisienëve në të gjitha garat. Ai është rekord transferi i Francës dhe Paris St Germain, pasi që u kushtoi 64 milionë euro.
Pas konstatimit të lëndimit të tij, zyrtari i parisienëve për media i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se ai pritet të mungojë në ndeshje ndaj Nantes (gjysmëfinale e Kupës së Ligës), Monacos (ligë) si dhe Bayer Leverkusen (Ligë të Kampionëve).