Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOMUNIKATA E FENERBAHCES

Në rrugë drejt Lazios

TOPSPORTI/ Arian Paçarizi

Në rrugë drejt Lazios


9 September, 2020 @23:06

Skuadra e Fenerbahçes para pak çastesh ka bërë të ditur se ka paraqitur në bursë të vendit negociatat zyrtare me klubin e Lazios, lidhur me transferimin e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi.

Prizrenasi Muriqi i cili tërë verën është përfol nga media të ndryshme për kalim të mundshëm në disa skuadra, përfundimisht po bëhet i Lazios, derisa Fenerbahçe ka deponuar letrat zyrtare për publikimin e marrëveshjes ku ekipi do të përfitojë 17.5 milionë euro si shumë transferi, ndërsa 2 milionë euro tjera mund të vijnë si bonuse.

Kontrata e Vedat Muriqit me Lazion do të jetë 5 vjeçare, derisa kosovari në 36 paraqitje me kanarinat e Stambollit ka shënuar 17 gola dhe 7 asistime.

Muriqi

Muriqi së fundi nuk ka luajtur për Kosovën në ndeshjet e shtatorit në kuadër të Grupit 3 të Ligës C të Kombeve për shkak të një lëndimi të lehtë që e ka pasur në një miqësore me tashmë ish-ekipin e tij.

Prizrenasi Muriqi pritet që shpejt të kryejë testet mjekësore në Romë te Lazioja, derisa pas kësaj pritet të bëhet zyrtarizimi i tij si lojtar i ri i biancocelestëve.

Sipas mediave italiane dhe atyre turke, futbollisti i Kosovës pritet t’i merr rreth 2 milionë euro për sezon te ekipi romak, drejtor sportiv i së cilës është ish sulmuesi i kuqezinjëve, Igli Tare.

Te Lazioja, Muriqi do të bëhet bashkëlojtar i portierit të kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, që është portieri numër një i skuadrës së drejtuar nga Simone Inzaghi.

Muriqi sipas La Gazzetta dello Sport, do të bëhet lojtari i dytë më i shtrenjtë i blerë i Lazios në periudhën që ekipi ka kryetar Claudio Lotiton.


 
Të gjitha lajmet nga