Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS 19 VITESH

Nedim Bajrami me asist, Empoli rrënon Interin në “Meazza”

Nedim Bajrami me asist, Empoli rrënon Interin në “Meazza”


23 January, 2023 @22:48

Për herë të parë pas 19 vitesh Empoli ka mposhtur Interin në Giuseppe Meazza, ndërsa “fajtori” për këtë është reprezentuesi i Shqipërisë Nedim Bajrami, që në një kundërsulm të mysafirëve ka asistuar për zëvendësuesin Tomasso Baldanzi që ka shënuar për fitore, Inter 0-1 Empoli [Baldanzi 66]. Ky i fundit kishte hyrë në lojë, dy minuta para se të shënojë!

Interi nga minuta e 40 e ndeshjes luajti me 10 lojtarë, pasi që Milan Skriniar mori të verdhën e dytë. Kristjan Asllani luajti nga minuta e 71 për zikaltërit nga qyteti i modës, por pa arritur ndikim në rezultat, derisa Empoli regjistroi fitoren e madhe për të bërë një hap drejt qetësisë në mes të renditjes tabelare.

Pas 19 ndeshjesh të zhvilluara, Inter ka 37 pikë dhe është i treti në renditjen tabelare, me 13 pikë më pak se Napoli lider. Empoli me këtë fitore arrin në mes të tabelës, pas 19 ndeshjesh ka 25 pikë në pozitë të nëntë.

Kliko X për të larguar reklamën, për të parë rastet e ndeshjes dhe golin


 
Të gjitha lajmet nga Serie A