Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Nëse s’ka fitues të Kupës, vjen ekipi i radhës nga liga

Nëse s’ka fitues të Kupës, vjen ekipi i radhës nga liga


1 May, 2020 @0:33

Mundo Deportivo para pak çastesh ka bërë të ditur se UEFA u ka kominikuar Federatave anëtare të saja se nëse nuk do të ketë fitues të Kupës së vendit, atëherë në Europa League 2020/21 do të vjen ekipi i radhës sipas renditjes në ligat elite përkatëse.

Kështu, për shembull nëse në Kosovë nuk do të ketë fitues të Kupës [pra nëse nuk zhvillohet Kupa deri në ndeshjen finale të saj] atëherë në Europa Ligë do të shkojë vendi i radhës nga liga, që në Kosovë i bjen të jetë skuadra e tretë në renditjen tabelare.

Me gjendjen aktuale në Superligë të Kosovës, ky vend do t’i takonte Gjilanit.

FFK në anën tjetër ka bërë të ditur se ndeshjet gjysmëfinale të Kupës janë planifikuar të zhvillohen në fund të muajit maj [Prishtina - Drenica dhe Ballkani - Feronikeli] ndërsa finalja pasi që të përfundojë stinori i Superligës më 15 korrik, më datën 18 korrik.

Sipas Mundo Deportivos, që në Kupën e Mbretit të Spanjës ka mbetur të zhvillohet finalja mes Athletic Bilbaos dhe Real Sociedadit, do të ishte mjaft vështirë për këta të parët, të cilët thuajse e kanë të garantuar pjesëmarrjen evropiane pasi që Sociedad është në TOP 4 të LaLigas aktualisht dhe do të shkonte në gara evropiane edhe në qoftë se nuk do të zhvillohej Kupa.

E kjo nuk vlen për Bilbaon, që aktualisht është e dhjeta në renditjen tabelare.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga