Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FESTË NË ST JAMES' PARK

Newcastle mposht Man. Unitedin dhe del në pozitën e tretë

Newcastle mposht Man. Unitedin dhe del në pozitën e tretë


2 April, 2023 @19:53

Paraqitje fantastike e Newcastle Unitedit sot, ndërsa kanë shënuar fitore të madhe ndaj Manchester Unitedit për të dalë në vend të tretë të renditjes tabelare.

Manchester United nuk ka fituar ndeshje në Premier Ligë që prej fitores në finale të Carabao Cup, ndërsa David de Gea i mohonte disa herë lojtarëve vendas golin në pjesë të parë.

Djajt e kuq nuk patën asnjë rast drejt kornizës së portës kundërshtare në pjesë të parë.

Joseph Willock humbi edhe një rast të mirë, para se të gjendet në pozitë për shënuar, kur krosimi i Bruno Guimaraesit u asistua te ai nga Allan Saint-Maximin. Në fund, vendasit e drejtuar nga Eddie Howe me meritë shënuan edhe njëherë përmes Callum Wilson për të siguruar fitoren për përfundimtaren, Newcastle Utd 2-0 Manchester Utd [Willock 65, Wilson 88].

Newcastle me këtë fitore është barazuar me pikë me Manchester Unitedin, 50, opr ka dalë mbi ta në renditje për shkak të goldallimit më të mirë.

Kliko X për të larguar reklamën dhe për t’i shikuar golat e ndeshjes


 
Të gjitha lajmet nga Premier League