Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA '89 - ARBËRIA

Nga një gol për nga një pikë, ‘89-shi e Arbëria “në paqe”

Nga një gol për nga një pikë, ‘89-shi e Arbëria “në paqe”


15 February, 2021 @15:00

Në njërën prej dy ndeshjeve të ditës në Superligë, mes vete u përballen Trepça ‘89 dhe Arbëria.

Ky duel në fund u mbyll me rezultat 1-1 (Adenis Shala 70’ / Anes Hoti 4’).

Seria e golave në këtë takim u hap pas vetëm 4 minutave lojë.

Ishte Anes Hoti i Arbërisë ai që e gjeti fundin e rrjetës në minutën e 4’, për t’i dërguar mysafirët në epërsi minimale.

TABELA AKTUALE

Kjo epërsi arriti të mbahet vetëm deri në minutën e 70’, kur Adenis Shala i mitrovicasve shënoi për 1-1.

Në vazhdim të ndeshjes më gola nuk pati dhe skuadrat u detyruan të pajtohen me barazim.

Të paktën përkohësisht, të dyja këto skuadra ndodhen jashtë zonës së rrezikshme në tabelë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga